BODY CODE

SPORTIST

SPORTIST


Universiteti I sporteve Koln, Gjermani.

Krahasim I EMS me metodat tradicionale : Forcë, shpejtësi.

Efektet e stërvitjes afatshkurtër dhe afatgjatë të stimulimit mekanik dhe elektrik mbi parametrat diagnostikues të forcës

(SPEICHER, U., /NOWAK, S. / SCHMITHÜSEN J. / KLEINÖDER, H. / MESTER, J., Universiteti Gjerman i Sporteve Koln 2007; botuar në rrjetin mjekësor të sporteve 04/2007

 

Objektivi

Qëllimi i këtij studimi ishte të krahasonte metodat tradicionale të stërvitjes së forcës me EMS dinamike të të gjithë trupit (WB-EMS) në lidhje me efektet e tyre mbi forcën dhe shpejtësinë.

 

Metodat

80 studentë të shkencës së sportit u ndanë rastësisht (n=10 secili) në tetë grupe të ndryshme stërvitjeje (hipertrofi, forcë maksimale, forcë shpejtësie dhe rezistencën force, WB-EMS, dridhje, WB-EMS/hipertrofi të përziera dhe dridhe/hipertrofi të përziera). Grupet tradicionale të stërvitjes bënë ushtrime mbi përdredhjen e këmbës dhe shtrirjen e këmbës mbi pajisje (gym80). Në varësi të grupeve të ndryshme të stërvitjes subjektet kryen 3 seri me pesha të ndryshme shtesë (30-90%, 3-15 përsëritje). Grupi i EMS bëri zgjatje dhe mbledhje pa peshë shtesë (kohëzgjatja e impulsit/intervali i impulsit 6 s/4 s, frekuenca e impulsit 85 Hz, amplituda e impulsit 350 µs, impulset drejtkëndore bifazike, 60% intensitet). Lëvizjet u standartizuan përmes biofeedback vizual. Subjektet kryen dy séance stërvitjeje për javë në 4 javë. Testet para dhe pas u kryen para dhe pas periudhës së stërvitjes me pajisje diagnostikuese të forcës. Një ritest shtesë u krye pas një periudhe rigjenerimi prej dy javësh. Dinamikat u përcaktuan në aspektin e matjeve të fuqisë (forcë x shpejtësi) me peshë shtesë (40 % dhe 60 %) në kënde të ndryshme.

 

Rezultatet

 

Të gjitha metodat e stërvitjesrritën në mënyrë të konsiderueshme forcën maksimale. Rritja më e lartë në forcën maksimale u arrit nga grupi i hipertrofisë (+16 %) ndjekur nga grupi EMS (+ 9-10 %). Vetëm grupet e EMS treguan rezultate të konsiderueshme në rritjen e shpejtësisë. Prandaj, rritja e matur në fuqi mund të lidhet me një rritje në shpejtësi (rreth 30 %) – në mënyrë të konsiderueshme më e lartë nga sa arrihet me metodat tradicionale (16-18 %). Me sa duket, aktivizimi direkt i fibrave të shpejta nervore muskulare tregojnë efekte pozitive për rritjen e shpejtësisë. Dizenjimet e përziera të stërvitjes si EMS dhe stërvitja tradicionale e hipertrofisë tregojnë përshtatje tipike për të dy stimujt e stërvitjes (7 % rritje në forcën maksimale dhe 12 % rritje në fuqi). Prandaj, kombinimet e metodave tradicionale dhe moderne të stërvitjes mund të ofrojnë konstelacione të reja dhe premtuese të stimujve. Veçanërisht efektet afatgjata të EMS të të gjithë trupit janë shumë interesante. Rritjet më të larta në fuqi janë matur pas një periudhe rigjenerimi prej dy javësh.

 

Konkluzioni

 

Ky studim zbuloi që stërvitja dinamike EMS e të gjithë trupit, krahasuar me metodat e ndryshme të stërvitjes, ofron një metodë shumë efektive stërvitjeje për rritjen e forcës dhe shpejtësisë. Vetëm stërvitja EMS rriti fuqinë sportive përkatëse maksimale për shkak të një rritje të shpejtësisë së lëvizjes. Për më tepër, efektet e mëdha afatgjata të stërvitjes EMS ofrojnë mundësi të reja në periodizimin e stërvitjes. Një aplikim i llogaritur mirë i EMS të të gjithë trupit në kombinim me lëvizjet dinamike të ushtrimit ofron një kombinim premtues për stërvitjen e forcës dhe shpejtësisë.

 

 

 

 

Artikuj të Ngjashëm

07 Aug 2015

FAKTE SHKENCORE

Universiteti I sporteve Koln, Gjermani. Krahasim I EMS me metodat tradicionale :...

14 Nov 2016

Sportist dhe Media

Rritja e rendimentit në sport   Rezistenca ka rendimente të uleta në shu...