BODY CODE

MOSHA E TRETE

MOSHA E TRETE


Norma metabolike për të moshuarit, pas menopauzës. Alternativë ndaj stërvitjes kovencionale për një peshë ortopedike dhe muskulare.

 

Efektet e elektromiostimulimit të të gjithë trupit mbi normën metabolike të pushimit, parametrat antropometrik dhe muskular te të moshuarit. Stërvitja dhe prova (testi) i elektromiostimulimit

 

(KEMMLER, W. / BIRLAUF, A. / VON STENGEL, S., Universiteti i Erlangen-Nuremberg 2009).

Objektivi

Veçanërisht gratë pas menopauzës shfaqin ndryshime serioze të përbërjes trupore me dhjam trupor abdominal në rritje dhe një reduktim korrespondues të masës muskulare. Për të luftuar këtë zhvillim stërvitja e elektromiostimulimit (EMS) e të gjithë trupit aktualisht ofron një alternativë për stërvitjen konvencionale muskulare me një peshë ortopedike dhe kardiake më të ulët dhe një volum stërvitjeje krahasues më të ulët. Qëllimi i këtij studimi pilot ishte të identifikonte aplikimin dhe praktikimin e stërvitjes EMS te të moshuarit plus për të përcaktuar efikasitetin e kësaj metode stërvitjeje mbi vlerat antropometrike, fizike dhe muskulare.

 

Metodat

30 gra pas menopauzës me eksperiencë stërvitjeje për një kohë të gjatë u ndanë rastësisht në një grup kontrolli (GK: n=15) dhe një grup EMS (n=15). Ndërsa grupi i kontrollit vazhdoi me stërvitjen e tyre të zakonshme grupi EMS bëri një stërvitje EMS të të gjithë trupit për 20 minuta çdo 4 ditë përveç dy seancave stërvitëse të forcës dhe rezistencës për javë. Së bashku me normën metabolike të pushimit dhe të dhënave antropometrike më të rëndësishme VO2 (pesha trupore, gjatësia e trupit, dhjami i trupit, rrethi i belit etj.) u përcaktuan.

 

Rezultatet

Norma metabolike e pushimit tregoi reduktime të konsiderueshme në grupin e kontrollit (-5.3 %, p=0.038) dhe asnjë ndryshim në grupin EMS (-0.2 %, p= 0.991). Pavarësisht madhësisë mesatare të efektit (ES: 0.62) këto parametra treguan vetëm diferenca të lehta ndërmjet grupit EMS dhe grupit të kontrollit (p=0.065). Shuma e trashësisë së lëkurës ra në mënyrë të konsiderueshme (p=0.001) me 8.6 % në grupin EMS krahasuar me një rritje të lehtë dhe të parëndësishme në grupin e kontrollit (1.4 %). Këto diferenca ishin të konsiderueshme nga ana statistikore (p=0.001, ES: 1.37). Rrethi i belit si një kriter për obezitetin abdominal ra në mënyrë të konsiderueshme (p> 0.001) me -2.3 % në grupin EMS (kundrejt GK: +1.0 %, p=0.106). Diferenca korresponduese ndërmjet grupeve ishte e konsiderueshme (p=0.001, ES: 1.64).

 

 

Konkluzioni

Në përmbledhje, përveç efekteve përkatëse të shëndetit mbi përbërjen trupore ky studim gjithashtu zbuloi rritjet e parametrave funksional si forca maksimale dhe forca e shpejtësisë. Për më tepër, analiza identifikoi një pranim më të lartë të stërvitjes EMS te gratë pas menopauzës të stërvitura mirë. Prandaj, kjo formë stërvitjeje, përveç efikasitetit siguron gjithashtu zbatueshmërinë.

Artikuj të Ngjashëm

07 Aug 2015

Hera e pare?

Body Code është një stërvitje e shpejtë, efektive, e përshtatshme për të...

07 Aug 2015

REZULTATET

Për ju që dëshironi të keni një trup të tonifikuar...