BODY CODE

Lehtësimi I dhimbjes se kurrizit

Lehtësimi I dhimbjes se kurrizit


Universiteti Bayreuth, Gjermani

Lehtësimi I dhimbjes se kurrizit.

Elektrostimulimi (EMS) i të gjithë trupit për të lehtësuar dhimbjen e kurrizit

(BOECKH-BEHRENS, W.-U./GRÜTMACHER, N./ SEBELEFSKY, J. Universiteti i Bayreuth, 2002).

Objektivi

Qëllimi i këtij studimi ishte të identifikonte efektet e një stërvitje komplekse EMS mbi dhimbjen e kurrizit.

Metodat

49 anëtarë stafi (31 gra, 18 burra, mosha mesatare 47 vjeç) të Universitetit të Bayreuth që vuanin nga dhimbja e kurrizit morën pjesë vullnetarisht në këtë studim. Me ndihmën e pyetësorëve para dhe pas frekuenca dhe intensiteti i dhimbjes së kurrizit dhe gjithashtu shkalla e përgjithshme e parehatisë, humorit, vitalitetit, qëndrueshmërisë së trupit dhe formës së trupit u përcaktua.

Subjektet kryen dy seanca stërvitje të EMS në javë për 45 minuta (një total prej 10 seancash) me parametrat e mëposhtme të stërvitjes: kohëzgjatja e impulsit 4 s, intervali i impulsit 2 s, frekuenca 80 Hz, koha e rritjes 0 s, amplituda e impulsit 350 µs. Çdo seancë stërvitje filloi me një periudhë nxemje prej 10-15 minutash me qëllim për t’ju përshtatur stimujve elektrik dhe për të vendosur intensitetin individual të impulsit për stërvitje. Brenda programit të mëposhtëm të stërvitjes (rreth 25 minuta) subjektet kryen pozicione ushtrimi të ndryshme statike. Për tu qetësuar subjektet kryen një program relaksimi prej 5 minutash me parametrat e mëposhtme: kohëzgjatja e impulsit 1 s, intervali i impulsit 1 s, frekuenca 100 Hz, koha e rritjes 0 s, amplituda e impulsit 150 µs.

 

Rezultatet

Një rënie në dhimbjen e kurrizit u vëzhgua në 88.7 % të subjekteve. 38.8 % e këtyre subjekteve raportuan një rënie të fortë në dhimbjen e kurrizit dhe 41.9 % përjetuan një përmirësim të lehtë në shkallën e parehatisë. Gjithashtu, frekuenca dhe intensiteti i dhimbjes së kurrizit ra në mënyrë të konsiderueshme brenda periudhës së stërvitjes.

Për më tepër, stërvitja EMS tregoi efektet e mëposhtme: 61.4 % e subjekteve raportuan një përmirësim të shkallës së tyre të përgjithshme të parehatisë, 75.5 % treguan përmirësime në humor, 69.4 % vunë re një vitalitet të rritur, 57.1 % prej burrave dhe 85.7 % e grave raportuan qëndrueshmëri trupi të rritur, 50 % e subjekteve vunë re efekte pozitive në formësimin e trupit dhe 75.5 % u ndjenë më të relaksuar pas stërvitjes.

 

Konkluzioni

Stërvitja EMS i të gjithë trupit iu kundërvu dhimbjes së kurrizit në një mënyrë shumë efektive. Stimuli elektrik pa dyshim aktivizoi gjithashtu grupet e muskujve më të thellë të cilët janë të vështirë për tu aktivizuar përmes metodave konvencionale të trajtimit.

Stërvitja EMS arriti qëllime terapeutike dhe parandaluese. Në këtë mënyrë stërvitja specifike EMS e të gjithë trupit ofron një stërvitje të gjithanshme shumë efektive dhe që kursen kohë për të përmirësuar shëndetin.

 

Artikuj të Ngjashëm

01 Feb 2018

Informacion i përgjithshëm mbi Body Code

Informacion i përgjithshëm mbi Body Code Body Code bazohet mbi nj&eum...

01 Feb 2018

Ndikimi I BODY CODE mbi 40 vjec.

Përfitimet shëndetësore nga me ane te stervitjes BODY CODE vetem ...